Arjon Kajoshi nuk ia ka dalë të vazhdojë rrugën drejt fitimit të medaljeve në Lojërat Europiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë sepse është mundur që në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni të rëndësishëm

Përballë tij ka qenë bjellorusi Vadzim Pankou dhe ndeshja ka qenë e fortë por në fund ka triumfuar vendasi. Një vendim që ka sjellë irritim të stafit të kombëtares tonë sipas të cilit Kajoshi e ka dominuar ndeshjen.Kjo gjë është reflektuar edhe në një reagim të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që në faqen e tij shkruan:

“Sapo u mbyll ndeshja e boksierit Arjon Kajoshi ndaj boksierit Biellorus. Absolutisht me superioritet me te madh dhe ndeshje fantastike qe tregoi me merite se duhet ta fitonte kete ndeshje, por vendimi i gjyqtarise ishte jo real.

Mbi te gjitha ajo qe mbetet per tu vleresuar eshte perveç gares fantastike dhe te merituar, shpirti I gares dhe fair play qe tregoi boksieri Kajoshi ishte e nje niveli te larte qe te gjithe sportistet elitare duhet te kene.
Bravo Arjon dhe vazhdo keshtu sepse sukseset do te jene me ty”.
© shkodrasport.com