Nuk është vetëm sfida Brazil-Argjentinë ajo që bëri kaos për sa i përket çështjes Koronavirus, por edhe tek kombëtarja e SHBA-së ka plasur një çështje.

Mesfushori i Juventusit, Ueston Mekeni ka thyer protokollin e COVID-19 dhe nuk ka qenë pjesë e kombëtares së tij në takimin që përfundoi në barazimin 1-1 ndaj Kanadasë, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, duke u përjashtuar nga grumbullimi.

Mekeni do të udhëtojë në drejtim të Torinos që të jetë plotësisht i gatshëm për trajnerin Alegri në takimin ku Juventusi do të luajë për ndeshjen e tretë të Serisë A kundër Napolit në transfertë.