Presidenti i Barcelonës, Hoan Laporta ka folur në mikrofonat e “Esport 3” duke iu rikthyer edhe njëherë çështjes “Mesi”, ku deklaron se nuk mbyll asnjë hipotezë për një rikthim të mundshëm të tij.

“Ka të dhëna objektive që mund të përgjigjen. Ne u shtymë të nënshkruajmë marrëveshjen e re të La Liga dhe kjo çoi në atë që ndodhi.

Na vjen keq për atë që ndodhi me Mesin dhe ne jemi të zhgënjyer edhe sot ishte e veçantë ta shihja me një fanellë tjetër, kisha një ndjenjë të çuditshme.

Nuk është e këndshme të dish se ai luan për një ekip rival, por mendoj se për secilin prej nesh Mesi do të mbetet gjithmonë një lojtar i Barcelonës.

Me siguri ajo që ka ndodhur nuk është fundi që kemi dëshiruar për të dhe për Barcelonën. Rikthimi? Do ta shohim. Ne nuk mbyllim asnjë mundësi.”, përfundoi Laporta.