Merr start sot në orën 17:00 java e shtatë e Kategorisë Superiore. Luhen sot tre takime, ku spikat ndeshja e kryeqytetit mes Partizanit dhe Teutës, nisur edhe nga pozita në tabelen e klasifikimit.

Tirana udhëton drejt Vlorës, në transfertën përballë Flamurtarit të etur për pikë. Bardheblutë kërkojnë të harrojnë zhgënjimin e pësuar nga humbja në derbin e fundjavës.

Në Korçë luhet sfida mes Skënderbeut dhe Luftëtarit.

Java e 7-të

Sot 17:00

Skënderbeu – Luftëtari

Flamurtari – Tirana

Partizani – Teuta

Nesër

14:00

Laçi – Bylis

17:00

Kukësi – Vllaznia