HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKatër futbollistë në infermieri, Vllaznia me disa pikëpyetje për të shtunën ndaj...

Katër futbollistë në infermieri, Vllaznia me disa pikëpyetje për të shtunën ndaj Kastriotit

Vllaznia do të udhëtojë të shtunën drejt stadiumit “Elbasan Arena” për t’u ndeshur me Kastriotin. Ndeshja e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore paraqet një interes të veçantë për të dyja skuadrat, të cilat luftojnë ende për synimet e tyre në kampionat.

Megjithatë, për këtë ndeshje në kontigjentin e skuadrës kuqeblu ka disa probleme dëmtimesh, ç’ka mund të sjellë edhe mungesa të shtunën ndaj Kastriotit. Kështu, bëhet fjalë për pjesëtarët e repartit të mbrojtjes, kapitenin Erdenis Gurishta dhe Darko Bulatoviç. I pari luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe i dyti është aktivizuar në pozicionin e qendërmbrojtësit në prapavijën kuqeblu.

Poashtu, përveç tyre probleme ka shfaqur edhe sulmuesi shkodran Bekim Balaj, i cili nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen e sotme me pjesën e grupit të futbollistëve. Për të shtuar më pas edhe mungesën e mbrojtësit të djathtë, Geralb Smajli, i cili e ka mbyllur sezonin pas operacionit në meniskun e gjurit.

Këto dëmtime padyshim që mund të kenë shkaktuar edhe probleme në planet e trajnerit Goçe Sedloski për ndeshjen e së shtunës. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kapiteni Gurishta, Bulatoviç dhe Balaj do të mund të rikthehen të jenë të gatshëm ndaj Kastriotit, pasi deri më tani janë në pikëpyetje.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments