Gilman Lika ka besim se Vllaznia do të rikthehet në elitë. Pas ndeshjes me Korabin, në prononcimin e dhënë për “Rtshsport”, ka pohuar: “Luajtëm ndeshjen e parë në Kategorinë e Parë me Korabin dhe duke parë edhe presionin që binte mbi ne, ishte pak e vështirë, por tashmë ky është realiteti.

Ne duhet që të fitojmë çdo ndeshje dhe nuk duhet të presim që të na thonë: Bravo çuna! Duhet që në çdo takim të marrim 3 pikët dhe të vazhdojmë punën për të rikthyer Vllazninë në elite”.

Gilman Lika, si një nga titullarët e skuadrës që nuk e tradhëtoi Vllaznisë as në ditët e saj më të vështira u bën thirrje edhe një herë tifozëve që të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës në vijim.

“Nuk është vetëm sot që skuadra luan në Kategorinë e Parë kjo distancëë e tifozëve shkodranë. U bën disa vite që tifozët sa vijnë e rrallohen. Por, kështu është ky qytet e ndien shumë dhe do gjithmonë që të shohë në fushë një Vllazni me pretendime”.

“Kam parë edhe reagime në rrjetet sociale që janë pozitive. Unë dua të falënderoj ata që në këto moment të vështira janë duke na qëndruar pranë.

Sepse miku i mirë në këto ditë të vështira njihet për ne”, – tha Gilman Lika, i cili edhe pse pati oferta nuk e tradhëtoi Vllazninë në këtë periudhë të vështirë. /Vipsport/