Fitorja ndaj Partizanit ka qene shume e rendesishme per Vllaznine sepse ne rradhe te pare u arrit ndaj nje rivali direkt e per me teper ajo merr me shume vlere ngaqe per 30 minuta skuadra luajti me nje futbollist me pak.

Per keto arsye, gazeta “Panorama Sport” ne formacionin me te mire te javes se 12-te ka zgjedhur plot 4 pjestare te saj. Behet fjale per tre futbolliste si dhe trajnerin Brdariç.

Java e 12-të e superiores ka prodhuar pesë fitore, ku secili nga trajnerët triumfues e meriton në mënyrën e tij që të jetë pjesë e kësaj rubrike.

Por nisur nga mënyra se si erdhi suksesi i Vllaznisë, me një lojtar më pak, si dhe ndaj një pretendenti, Thomas Brdariç meriton të jetë i përzgjedhur si trajneri më i mirë i javës së 12- të në Superiore. Tani kërkohet vazhdimësia nga shkodranët, që pas thirrjes së trajnerit kthen edhe tifozët në stadium.

Sa i takon lojtareve, pjese e formacionit me te mire jane mbrojtesi Fallou Diagnd si dhe dy lojtaret e repartit ofensiv, Victor Da Silva dhe Liridon Latifi.

Te tjeret qe plotesojne 11-shen jane portieri Dajsinani (Skenderbeu) e me rradhe Vitija (Skenderbeu), Malota (Laçi), Aleksi (Teuta), Akuah (Teuta), Berisha (Skenderbeu), Seferi (Tirana) dhe Guindo (Laçi).