Vllaznia dhe Skënderbeu luajnë sot në 16:45 për javën e 13-të të Superligës. Sfida e “Loro Boriçit” do jetë e 155 mes këtyre skuadrave, me Vllazninë që ka më shumë fitore në përballje me korçarët.

74 herë kanë fituar kuqeblutë, 30 herë dueli ka përfunduar në barazim dhe 50 herë ka fituar Skënderbeu në përballjet direkte.

Trajneri Thomas Brdariç pritet që t’I besojë sërish Djurdjevic nga minuta e parë në sulm, paçka se Aralica ka shlyer pezullimin.

Shkodranët janë pa Gurishtën dhe Krymin të pezulluar nga kartonat, ndërsa Heric dhe Kruja pritet t’i zëvendësojnë. Gjykon Erjon Bastari, ndërsa në VAR Kridens Meta.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (4-3-3): Zogovic, Kruja, Adili, Diagne, Hakaj, Heric, Jonuzi, Da Silva, Hoxhaj, Latifi, Djurdjevic