Edhe në botërorin e Rusisë, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar. Nëse jo me shtetet e tyre, Shqipërinë apo Kosovën, ata atje do të jenë me Përfaqësuesen e Zvicrës, që lojtarët kryesor të saj, janë nga Kosova. Një përballje interesante për shqiptarët e Zvicrës do të jetë ajo me Serbinë, në kuadër të grupit E.

Me t’u mësuar shorti, tifozët shqiptarë kanë nisur kërkesat për “përfaqësuesit” e tyre te Zvicra, për përballjen me Serbinë.Disa tifozë, i kanë kërkuar fitore me çdo kusht Xherdan Shaqirit në llogarinë e tij në Instagram, derisa bëri reagimin e parë për Kupën e Botës.

© shkodrasport.com