HomeKRYESOREKF Shkodra U13 fitore me shumë vlerë ndaj Brians

KF Shkodra U13 fitore me shumë vlerë ndaj Brians

Shkodra U13 ka marrë sot një fitore në kampionat, duke fituar në transfertë ndaj ekipit të Brians, me rezultatin 1-4.

Për Shkodra U13, që drejtohet nga trajneri Rudi Piraniqi, ka shënuar fillimisht Marku në minutën e 7’. Ndërkohë, më pas Brians do të barazonte shifrat në 1-1 me anë të futbollistit Kalia. Kështu, kjo pjesë do të mbyllej në shifrat 1-1.

Fillimi i pjesës së dytë ka qenë poashtu si e para, teksa miqtë kanë shënuar dy gola njëri pas tjetrit, duke dërguar shifrat në 1-3, falë golave të Sukajt dhe Muçës. Megjithatë, në minutën e 62-të, ka qenë Vajushi, që ka shënuar edhe golin e katërt dhe ndeshja është mbyllur këtu.

Deri në fund, rezultati do mbetej i pandryshuar, duke mbyllur kështu ndeshjen në shifrat 1-4. Me këtë fitore, Shkodra U13 është ngjitur në kuotën e 19 pikëve dhe tashmë renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments