Vllaznia do të luajë kundër Tiranës të shtunën, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Përballja e shkodranëve ndaj bardhebluve do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Për këtë sfidë, tifoz special i Vllaznisë do të jetë Skerdi Bejzade. Është vetë ish-sulmuesi i njohur që ka postuar një foto me fanelën e shkodranëve ndërsa shkruan:

”Me fitore këtë javë kundër Tiranës. Edhe bluzja e Vllaznisë na erdhi nga Tirana sot, prandaj këtë të shtunë 3 pikëshi ngelet në Shkodër”.

Ndeshja Vllaznia – Tirana është programuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:45. Kujtojmë që Bejzade prej disa vitesh jeton në Gjermani, megjithatë interesin për kampionatin shqiptar s’e ka humbur asnjëherë./newsport/