Andy Owusu, biznesmeni dhe politikani ganez, është i radhës që tenton të blejë klubin e Chelsea. Miliarderi i minierave të atit e ka bërë publike ofertën për londinezët.

Owusu ofron 3.1 miliard dollarë, ose 2.8 miliard euro, dhe tani pret edhe përgjigjen nga Chelsea për ofertën e bërë.

Roman Abramovich ka refuzuar më parë një ofertë të zviceranit Hanjorg Wyss, më të lartë se e ganezit. Rusi u tha “jo” 3 miliard eurove.

Ne media nderkohe eshte folur edhe per nje biznesmen turk apo dhe te tjere dhe kjo ka bere qe rreth procesit te shitjes se ketij klubi te krijohet nje mjegullnaje e madhe.

E sigurte duket qe Abramovich do te heqe dore nga klubi i njohur anglez, por ende nuk dihet se cili do te jete pasardhesi i tij ne fronin e Chelsea.