Paraditen e sotme eshte hedhur shorti i turit gjysmefinal te Kupes se Shqiperise dhe Vllaznia ka mesuar kundershtarin e ketij turi qe do te jete Partizani.

Drejtori sportiv Matko Djarmati eshte shprehur pas hedhjes se shortit se jane te kenaqur me kete kundershtar dhe sipas tij, ne fakt, ate kishin dashur.

Por nderkohe, burime prane skuadres bejne te ditur se nje pjese e mire e lojtareve kane preferuar qe si kundershtare te kishin Teuten, ndoshta edhe per shkak te momenteve jo te mira qe po kalon ajo.

Ne pamje te pare, tek Vllaznia askush nuk ka dashur qe ne gjysmefinale te ndeshet me Laçin, jo nga frika, por sepse nje finale Vllaznia- Laçi do te thote se pavaresisht ketij rezultati, shkodranet kapin Europen edhe permes vendit te katert ne kampionat.

Megjithate tashme nuk ka me as dilema dhe as deshira. Kuqeblute duhet te fokusohen tek dy sfidat me te kuqte qe do te luhen me 30 mars dhe 13 prill, por me perpara duhet te kalojne njehere edhe sfidat me Tiranen dhe Egnatian per kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/