Dinamo luan me Kukësin të diel në 13:45. Sfida e javës së 25 në Superligë do zhvillohet në stadiumin e Kamzës, me Blutë që zhvendosen sërish në një tjetër “shtëpi”.

Mbyllja e “Air Albania” dhe përgatitjet për finalen e Conference League në 25 maj, ka bërë që skuadrat e kryeqytetit të spostohen në qytete pranë. Një gjë të tillë ka bërë edhe Dinamo, që pret Kukësin në Kamëz.

Dueli pritet me interes, pasi Nëndetësja kërkon të lërë zonën e ftohtë dhe vendin e tetë me 23 pikë, ndërsa Kukësi renditet i katërti me 39 pikë.

Por siç shikohet, kaosi me stadiumet vazhdon serish. Dinamo me veshtiresi zgjedh te luaje ne Kamez, ndersa Teuta do detyrohet te luaje ne Shkoder si “ekip prites”.