Mungesa e rezultateve ne futboll shpeshhere ben qe edhe tifozet tuaj te te dalin kunder dhe keshtu ka ndodhur se fundi edhe me ata te skuadres se kategorise se dyte te futbollit shqiptar, asaj te Kelcyres.

Te zhgenjyer nga rezultatet dhe renditja e ekipit te tyre, tifozet e kesaj skuadre kane arritur deri atje sa te aludojne dhe te akuzojne stafin per shitje ndeshjesh. Ja çfare shkruajne ne postimin e tyre tifozet e Kelcyres:

NJOFTIM

Diten e diel do te kete nje proteste nga gjithe tifozet e Kelcyres rreth ores 13.00 ne hyrje te fushes dhe gjate gjithe ndeshjes. Organizimi ka filluar qe diten e sotme.

Qellimi i kesaj proteste nuk eshte kunder ekipit te Permetit dhe as kunder FSHF por kunder ketij stafi qe ne gjithe sezonin ka shkaterruar ekipin e futbollit te qytetit tone.

Se shpejti do te kete denoncime me fakte reale per shitblerjen e ndeshjeve. Tifozeria nuk mban asnje pergjegjesi per cfare mund te ndodhi te dielen! ULTRAS ULERIMA