Këtë sezon, një nga më të mirët e skuadrës së Kamzës është edhe “gardiani” Ilir Avdyli. Vendimtar në disa takime, ndërsa në lidhje me situatën jot ë mirë që po kalon skuadra e tij së fundmi, Avdyli ka pohuar:

“Situata jonë është e vështirë, jemi të rënduar psikologjikisht. Kemi marrë garanci nga presidenti që financat do të shlyhen në ditët në vazhdim. Ne po vazhdojmë punën si profesionist, duke u përpjekur që më shumë të jemi të përqendruar te takimet e radhës”.

Lidhur me ndeshjet e radhës, ku tashmë fillon e dhe “malorja” duke qenë se kryeqytetasit synojnë kualifikimin në Kupën e Shqipërisë me Vllazninë, nesër por edhe takimet e tjera në kampionat që janë si finale, portieri Avdyli shtoi:

“ Do të jap maksimumin siç kam bërë deri tani. Shpresoj që ta kalojmë këtë tur, na mjafton një gol. Mund të rezultojë kthesa e sezonit”, – e mbylli prononcimin e tij, Ilir Avdyli, një nga pikat e forta të skuadrës së Ernest Gjokës këtë sezon në Superiore./vipsport/