Ish-futbollisti Klevis Dalipi, tani ne rolin e analistit ne emisionin “Studio Sport” eshte ndalur edhe tek ndeshja e fundit ne mes Vllaznise dhe Partizanit e cila u mbyll ne shifrat e barabarta 1-1.

Sipas tij, Vllaznia ka merite sepse arriti ta administronte siç duhet rezultatin dhe mori ate qe deshironte duke mos e prishur serine e rezultateve pozitive.

“Partizani e filloi me mire se Vllaznia ndeshjen dhe ne minutat e para pati disa raste flagrante. Ai vinte pas nje humbje me Laçin dhe donte te reflektonte duke e nisur mire kete ndeshjen. Nderkohe ne momentin e penalltise e me pas, Vllaznia i more frenat e lojes ne dore.

Deri ne minuten e 60-te ajo luajti shume mire por me pas ndoshta e detyruar edhe nga loja e Partizanit qe luajti edhe me tre sulmues, u kthye ne mbrojtje. Ne fakt, per te e rendesishme ta ruante kurben e rezultateve pozitive dhe me pelqeu per menyren si e administroi rezultatin.

Vllaznia nuk e ka luksin e Partizanit qe te kete disa sulmues ne dispozicion. Partizani ka Skuken, ka Mensah, ka edhe Mba. Ne keto rrethana, shkodranet e kuptuan qe nuk mund te marrin me shume sesa nje barazim dhe e mbrojten ate rezultat.