Ish-mesfushori i përfaqësueses shqiptare, Klodian Duro, mendon se deri në mars, Kristian Panuçi, duhet të tregojë ndryshimin te ekipi dhe të sigurojë rezultatet.

Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai shpjegon se çfarë duhet të bëjë trajneri në radhët e përfaqësueses për të ndryshuar edhe idenë e opinionit të përgjithshëm.

“Panuçi e di më mirë se si do të ndryshojë ekipin. Në gjithë këtë kohë besoj që e ka krijuar idenë për të gjithë futbollistët dhe ekipin dhe tani është koha e pikëve, lojës dhe jo justifikimeve. Mendoj se e ka panoramën e qartë, por mendoj se ka shumë pika për të ndryshuar e rregulluar.

Pikë së pasi për një mënyrë loje stabël, një formacion fiks se ka lëvizur shumë e pastaj për të krijuar një ambient të ngrohtë rreth kombëtares e lojë me rezultate”, tha Duro. /vipsport/