Vllaznia është larguar nga Shqipëria prej 29 qershorit, për të vazhduar me fazën përgatitore në Austri. Gjithçka duket se po shkon mirë për kuqeblutë, të cilët kanë fituar të treja miqësoret që kanë luajtur.
Vllaznia ka programuar dhe 1 tjetër miqësore më 12 korrik, teksa kujtojmë që këto përgatitje janë në prag të turit të dytë të Conference League përballë Craiovas.
Atmosferës pozitive që sjellin fitoret i janë bashkuar dhe festat në kampin kuqeblu. Brenda pak ditesh, tek Vllaznia jane festuar plot 5 ditelindje. Pas atyre te Boshnjakut dhe Jonuzit, e parafundit ishte dje, ajo e Ardit Hoxhajt nderkohe qe sot ka patur ditelindjen edhe fizioterapisti i ekipit Brian Ferhati.
Vllaznia i ka publikuar videot e festave të vogla në rrjetet sociale, ku Erdenis Gurishta shihet të shërbejë tortën çdo rast duke e bërë më së miri rolin e kapitenit. Kujtojmë se kuqeblutë luajnë takimin e parë më 21 korrik në Shkodër dhe ndeshjen e kthimit 1 javë më vonë në Rumani.