Bruno Kola për juniorët dhe Krisel Sota për seniorët, janë shpallur fituesit e etapës së parë të kupës “Brahim Syka” që Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër ka organizuar sot. Ndonëse në kushte atmosferike jo të mira, gara është shoqëruar me rivalitet. Juniorët e kanë nisur etapën e tyre nga Borizana në drejtim të Shkodrës, me distancë 64 km dhe pas Lezhës, dy çiklistët e Vllaznisë Bruno Kola e Alfons Rrashkadoli, bashkë me atë të Teutës Sali Ballgjini, janë shkëputur nga grupi I madh I sportistëve.

Pak kilometra pa mbërritur në finish, dy shkodranët kanë arritur ta lënë pas durrsakun dhe kanë prekur të parët vijën e mbërritjes në Shkodër.I treti ka mberritur çiklisti i Teutes Ballgjini me 1 minute e 25 sekonda vonese ndersa pas 3 minutash ka mberritur grupi i madh i çiklisteve, prej te cilit i pari ka prekur finishin serish nje çiklist i Vllaznise, Kledison Cani qe ne kete menyre eshte renditur i katerti ne kete etape. Bashke me te ne kete grup kane qene edhe pese çiklistet e tjere te ekipit te Vllaznise.

 

Ndërkohë, seniorët janë nisur në dalje të Tiranës, duke përshkruar një distancë prej 89 km në këtë etapë. Edhe mes tyre, ka patur një shkëputje të Krisel Sotës që ka krijuar një distancë me grupin e dytë të sportistëve dhe ka mbërritur edhe ai I pari në Shkodër. Ja fituesit e kësaj etape të parë dhe kohët e arritura prej tyre:
Fituesit për kategorinë seniorë:
1.Krisel Sota (Apolonia)            2h18’25”
2.Olsion Veliaj (Tirana)             2h20’15”
3.Marolino Hoxha (Apolonia)      2h20’16”

Fituesit për kategorinë juniorë:
1.Bruno Kola (Vllaznia)              1h36’20”
2.Alfons Rrashkadoli (Vllaznia)     1h36’21”
3.Sali Ballgjini (Teuta)               1h37’46”
….
Vetë presidenti I Federatës Shqiptare të Çiklizmit është ndjerë I lumtur që organizohet një aktivitet për një emër të shquar të këtij sporti që është gjallë dhe protagonist në këtë kupë, prandaj ka thënë: “Brahim Syka meriton shumë më tepër se kaq sepse ka qenë një çiklist I madh dhe është një njeri I madh. Jemi të lumtur që e kemi në rradhët e tona dhe po ashtu, po jep një kontribut edhe tek ekipi I çiklizmit të Vllaznisë që është në një rrugë shumë të mbarë”. Ndërkohë, vetë Syka duke folur për gazetarët, ka thënë: “Ndjehem vërtetë I emocionuar kur shoh që organizohet një kupë në emrin tim. Jam I lumtur për këtë gjë dhe mbi të gjitha që gara u dominua nga çiklistët e Vllaznisë që duken në një rrugë të mbarë”. Nesër do të zhvillohet etapa e dytë dhe e fundit e kësaj kupe, ajo me itinerar Shkodër- Pukë- Shkodër.
© shkodrasport.com