Në fillim nuk e ka pritur mirë propozimin e ardhur nga drejtuesit e Federatës për të organizuar një kupë të tillë. “Jam gjallë, nuk kam vdekë akoma”- do të thoshte mjeshtri i çiklizmit Brahim Syka. Në fakt kishte të drejtë. Organizatat sportive por edhe të tjerë, përgjithësisht deri më tani kanë organizuar aktivitete vetëm pas vdekjes së personazheve të njohura. Por këtë herë gjërat kanë ndryshuar. Federata e Çiklizmit ka vendosur të organizojë të organizojë një kupë për të nderuar dhe respektuar karrierën e tij.


Vetë Syka në një prononcim për mediat pas përfundimit të etapës së parë të kësaj kupe, është shprehur: “Faleminderit që u kujtua dikush për mua. Falenderoj Federatën që ishte inisiatore e këtij aktiviteti, Bashkinë Shkodër për organizimin si dhe drejtuesit e klubit Vllaznia. Por këto them se janë pak të rëndësishme sepse djemtë tonë një figurë të mirë dhe prandaj jam shumë i kënaqur”. Ndërkohë, i pyetur nëse kur ka parë në mbërritje të vijnë të parët dy çiklistët e Vllaznisë Kola e Rrashkadoli, kishte ndjerë të njëjtat emocione sikur në periudhën kur ai prekte i pari finishin bashkë me vëllezërit Tafili, ai shprehet:

“Mos e pyet për emocionet. U riktheva edhe njëherë si 20-30 vite më përpara. Ndjehem shumë i kënaqur dhe shumë i vlerësuar”. Pyetja e fundit natyrisht është ajo nëse ka ndonjë paralele krahasimi në mes brezit të tij dhe sportistëve aktualë të Vllaznisë dhe mjeshtri Syka ka një vlerësim për kampionët e sotëm kur thotë: “Kemi të bëjmë me një brez të ri shumë të talentuar. Janë në fazën që kanë ende se çfarë të mësojnë, por dua të thekson se është një brum shumë i mirë. Janë djem të talentuar dhe të aposionuar, prandaj jam i bindur se perspektiva e këtij sporti në Shkodër është e mirë. Por duhen më tepër investime për të sepse është një sport që e pëlqen Shkodra, e pëlqen Shqipëria”.

© shkodrasport.com