HomeKRYESOREKompleks modern sportiv në Shkodër, miratohet projekti. Ja fushat që do të...

Kompleks modern sportiv në Shkodër, miratohet projekti. Ja fushat që do të ndërtohen

Disa javë më parë, Alban Xhaferi, presidenti i klubit të basketbollit Vllaznia, në bashkëpunim me “Shkodra Tenis” prezantuan projektin e një kompleksi sportiv modern me fusha basketbolli dhe tenisi.

Ky projekt pritet që shumë shpejt të bëhet realitet, pasi tashmë ka ardhur edhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ky institucion në mbledhjen e fundit ka miratuar 23 leje zhvillimi, ndërsa mes tyre bën pjesë edhe qendra moderne sportive, e cila është një projekt i kompanisë “Albaphoto” që drejtohet nga presidenti i KB Vllaznia, Alban Xhaferi.

Tashmë pritet OK edhe nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, për të hapur dritën jeshile për këtë investim tepër të rëndësishëm.

Impianti modern parashikohet të ndërtohet në rrethinat e Shkodrës, anash autostradës Shkodër-Koplik. Pritet të ndërtohen tri fusha basketbolli, gjashtë fusha tenisi dhe një qendër shërbimesh akomoduese.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments