Vllaznia ne volejboll per femra nuk ia ka dale te fitoje ndeshjen gjysmefinale te Kupes “Pavaresia” ndaj ekipit Drita te Gjilanit. Ne ndeshjen e luajtur mbremjen e sotme ne Prishtine, vajzat shkodrane jane mundur me rezultatin 3-1.

Ato nuk e kane filluar mire ndeshjen dhe si rrjedhoje e kane humbur setin e pare ne shifrat 25-15, po ashtu edhe te dytin qe e humben serish ne shifrat 25-14, por bejne njefare kthese ne te tretin.

Ate e kane fituar me rezultatin 25-21 dhe u mendua se do te ishte seti i kthese, por nuk ka ndodhur keshtu. Drita do te luante me kujdes dhe do ta fitonte ate 25-15 dhe kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Edhe ne gjysmefinalen tjeter, ka fituar serish ekipi kosovar M. TECHNOLOGIE me rezultatin 3-2 ndaj Tiranes. Kjo do te thote se ne finalen e pas dy diteve te Kupes “Pavaresia” do te ndeshen dy ekipet kosovare Drita dhe M. TECHNOLOGIE./SHKODRA-SPORT.COM/