Shkon ne tre numri i lojtareve te pamundur per te luajtur ne ndeshjen e rradhes te ekipit te Vllaznise, ate qe do te luaje te dielen pasdite ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Kastriotit.

Pas Latifit dhe Boshnjakut, nje tjeter lojtar eshte demtuar dhe si rrjedhoje e ka te pamundur te jete ne fushe per kete ndeshje. Behet fjale per mbrojtesin e qendres, malazezin Darko Bulatoviç.

Ai ka ndjere disa shqetesime dhe pas ekzaminimeve, mjeket i kane rekomanduar te mos luaje ne ndeshjen e rradhes. Ne kete menyre, trajnerit Josa tashme i duhet te mendoje nje zgjidhje tjeter, per te ndryshuar edhe ne mesfushe.

Gjasat jane qe ne vend te tij te luaje Dajan Shehi, por nuk perjashtohet mundesia qe t’i besohet edhe 19 vjeçarit Flori Spahija. Trajneri Josa po tregon se deshiron t’u jape besim te rinjve dhe prandaj mbase edhe kete here ne fushe te jete Spahija.

Te Vllaznia e konsiderojne nje perballje shume te veshtire kete me Kastriotin, ngaqe skuadra vjen pas nje ndeshje skandaloze si ajo me Egnatian dhe prandaj i duhet te reagoje dhe te marre tre piket./SHKODRA-SPORT.COM/