Ndodhi ajo që pritej! Klubi i Malagës ka zgjatur marrëveshjen e huazimit me sulmuesin Armando Sadiku.

Kontrata e bomberit shqiptar, i cili është në pronësi të Levantes skadonte më datën 30 qershor, por për shkak të pandemisë së Koronavirusit, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, që Sadiku të vazhdojë të jetë pjesë e Malagës deri në fund të këtij sezoni.

29-vjeçari është golashënuesi i skuadrës së tij, ndërsa e ardhmja duket larg Malagas. Ekipi aktual i shqiptarit nuk ka mundësi ekonomike që të paguajë kartonin e tij. Me shumë gjasa, vera do ta gjejë sërish me valixhe në duar lojtarin e Kombëtares.