Vllaznia arriti të merrte një fitore të rëndësishme ditën e djeshme ndaj Flamurtarit me rezultatin 1-3. Një 3 pikësh që vjen pas shumë problemesh në kampion shkodran pasi lojtarët kishin disa muaj pa u paguar.

Pas sfidës së djeshme, administratori, Suad Lici në një prononcim për “Syri TV”, u shpreh se tashmë çështja financiare është zgjidhur përfundimisht dhe pagat janë të garantuar deri në fillim të sezonit.

“Është një fillim i mbarë pas ndërprerjes së kampionatit dhe shumë peripecive që kemi kaluar. Mendoj se ishte përgjigja më e mirë për skuadrë dhe kishim nevojë për këtë fitore e shpresoj të vazhdojmë këtë rrugë”.

Çështja financiare? “Mendoj se Vllaznia i ka pasur të zgjidhura problemet financiare pasi e kemi buxhetin të miratuar, por pritëm mbledhjen e këshillit bashkia që dështoi dy herë. Tani Këshilli i kaloi financat dhe Vllaznia i ka të sigurta financat deri në fund të sezonit”./newsport/