Vendi i parafundit që mban aktualisht Vllaznia në renditje e tregon më së miri problematikën që mbart në vetvete ky ekip. Mjafton të shohësh ecurinë e një sezoni më parë dhe duke e krahasuar me këtë aktualen, duket qartë se kuqeblutë kanë marrë më pak pikë. Në fakt, krahasimi nuk është krejt i saktë ngaqë për momentin shkodranët kanë një ndeshje më pak. Por në 10 ndeshjet e luajtura deri më tani, ata kanë arritur të grumbullojnë vetëm 6 pikë ndërsa një vit më parë, në 11 ndeshje kishin grumbulluar dyfishin e pikëve- 12. Pra, edhe nëse fitojnë të mërkurën ndaj Lushnjës, Vllaznia do të shkonte në kuotën e 9 pikëve këtë sezon dhe sërish janë 3 më pak se një vit më parë. Mjafton kjo statistikë për të treguar se gjërat nuk janë ashtu si duhet.

© shkodrasport.com