
Boksieri shkodran Kristian Demaj nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e tij të parë në boksin profesionist, atë që ka zhvilluar sonte në Poloni ndaj boksierit bjellorus Sergej Kuzmin. Por pavarësisht kësaj, paraqitja e boksierit tonë ka qenë shumë e mirë. Ndonëse ka qenë ndeshja e tij e parë në boksin profesionist, ai I ka rezistuar në mënyrën e duhur kundërshtarit me shumë përvojë në këtë lloj boksi. Këtë e tregojnë edhe vlerësimet përfundimtare të tre gjyqtarëve në fund të pesë raundeve teksa kanë dhënë këto rezultate: 49-46, 47-47 dhe 49-46. Natyrisht nuk ka qenë koha më e mirë për ta zhvilluar këtë ndeshje për Demajn ngaqë ai nuk ka qenë në formën e tij më të mirë sepse ftesa e ekipit meksikan ka ardhur e papritur. Përveç kësaj, boksieri I Vllaznisë, nuk kishte zhvilluar asnjëherë më parë 5 raunde nga 3 minuta dhe për më tepër në profesionizëm. Megjithatë drejtuesit e ekipit të Meksikës kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e shqiptarit dhe ka mundësi t’I ofrojnë një kontratë atij. Fakti që tashmë I është hapur mundësia edhe boksierëve tanë për të marrë pjesë në ligën gjysmëprofesioniste ëorld Series Boxing (ëSB) dhe paraqitja e mbrëmjes së sotme e Kristian Demës në të parën ndeshje, tregon se shqiptarët mund të ecin përpara në këtë lloj boksi.
Gjergj KOLA