Pas akuzave të rënda të ish-trajnerit Rudi Vata, pritej që të kishte një reagim mediatik të dy prej të sulmuarve prej tij, nënkryetarit të Bashkisë Ritvan Troshani dhe administratorit Kujtim Shaba. Ndonëse reagimi I parë ka qenë përmes deklaratës për shtyp të lëshuar nga ana e klubit paraditen e së premtes, ku I bëhej thirrje Vatës të tërhiqte akuzat e tij ose në rast të kundërt, ata do t’I drejtoheshin organeve të drejtësisë, u prit një dalje e tyre edhe në ekranet televizive.
Thuhet se është refuzuar një ballafaqim në studion televiziveme ish-trajnerin e po ashtu, administratori Shaba që në fakt pranoi fillimisht të dilte në një nga televizionet lokale të Shkodrës për t’u mbrojtur nga akuzat e vatës, më pas u tërhoq.Arsyeja? Kryebashkiaku Lorenc Luka që është njëkohësisht edhe presidenti I ekipit, ka urdhëruar si Troshanin dhe ashtu edhe Shabën të mos japin asnjë prononcim për mediat në lidhje me këtë çështje. Ende nuk dihet arsyeja pse është vepruar kështu, por ndoshta kjo është bërë për të mos patur edhe më tepër replika nëpër media, sepse me to nuk krijohet një imazh aspak I mirë. Por nga ana tjetër, nuk bëhet e ditur se çfarë mase do ndërmarrë klubi në lidhje me akuzën e fortë të krijimit të “fondit të zi” për gjyqtarët siç u shpreh Vata. Ata I bënë thirrje ish-trajneri të tërhiqte akuzat e tij publikisht por ai jo vetëm që nuk e bëri këtë gjë, por e vazhdoi “luftën” duke u treguar I gatshëm të shkonte në organet e drejtësisë për t’u ballafaquar me ta. Zëdhënësi I klubit shkodran, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do bëhen të ditura edhe detajet e tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje se çfarë do bëhet me këto akuza.
www.shkodrasport.com