Tifozët e Vllaznisë nuk e kanë pritur mirë shkarkimin e trajnerit Rudi Vata nga ana e drejtuesve të klubit dhe për rrjedhojë kanë vendosur të dalin në një protestë. Siç lajmërohet në faqen zyrtare të grupimit të tifozëve “Vllaznit Ultras”, kjo protestë do të zhvillohet ditën e premte në orën 13.3o para zyrave të Bashkisë. “Vllaznit Ultras dhe të gjithë ata që e duan Vllazninë me zemër, janë të ftuar të marrin pjesë në protestën që do organizohet për menaxhimin e dobët të skuadrës si dhe për nxjerrjen e mësimeve për sezonin e ri. T’i tregojmë drejtuesve se s’mund të tallen me emrin e Vllaznisë se ajo është e jona, e tifozëve dhe jo e disa palaçove që kërkojnë të përfitojnë prej saj”-thuhet në njoftimin që është bërë i ditur sonte për të gjithë tifozët. Në fakt shkarkimi i tifozëve ka sjellë jo pak pakënaqësi në rradhët e tifozëve. Ata në grupime të ndryshme kanë dashur të shprehin keqardhjen e tyre për këtë çështje por nga ana tjetërt kanë dashur të protestojnë ndaj drejtuesve të Bashkisë që kanë marrë një vendim të tillë.Ajo që pritet tani është të shohim sa e organizuar do jetë kjo protestë. Në pamje të parë ka shumë tifozë të pakënaqur por pyetja që lind është ajo: A do jenë ato të premten para Bashkisë për të protestuar? “Vllaznit Ultras” e kanë pranuar se do jenë aty të gjithë dhe presin edhe të tjerët. Ata që e ndjejnë me zemër se duhet protestuar për këtë gjë.Për Vllazninë që vuan dhe protesta e së premtes ka qëllim t’i sensibilizojë ata që kanë diçka në dorë që të mos luajnë me këtë emër të madh.

www.shkodrasport.com