Vllaznia luajti pasditen e djeshme ndaj Teutes ne Durres ndeshjen e rradhes per kampionat, e cila u mbyll ne barazim 1-1. Ajo kaloi e para ne avantazh me ane te Males, nderkohe qe me pas barazuan vendasit me Kallakun.
Por duhet thene se pas golit te durrsakeve, shkodranet shfaqen shume probleme ne lojen e tyre sepse disa prej titullareve nuk po jepnin ate çfare pritej. Pikerisht per kete arsye, stafi ka ngritur ne nxemje qe ne pjesen e pare Arsid Krujen, por vendosen qe te mos e aktivizojne.
U mendua se ne pushimin mes dy pjeseve do te kishte zevendesime por nuk ndodhi keshtu. Dy te paret erdhen ne minuten e 57-te kur Ardit Hoxhaj zevendesoi Çoben dhe Alivoda zuri vendin e Markut. Nderkohe ne nxemje vazhduan te jene serish Kaina, Kruja e Hwriç.
Ne fakt vetem braziliani luajti pak minuta ne fund ne vend te Balajt ndersa dy te tjeret u ulen ne stol. Por gjate periudhes qe ata u ngriten ne nxemje, tifozet e Vllaznise te pranishem ne tribunen qendrore te “Niko Dovanes” i kane kerkuar herepashere llogari trajnerit Josa dhe stafit te tij, per Liridon Latifin.
Siç shikohet edhe nga kjo foto, ai ka qene ne pankine, por nuk eshte ngritur as ne nxemje nga ana e stafit. Ende nuk eshte e qarte nese ai ka patur ndonje problem shendetesor apo thjesht ka qene zgjidhje e stafit per te mos e aktvizuar. Tashme mbetet per t’u pare ne ndeshjen e rradhes ndaj Partizanit nese ai do te luaje apo jo.
Vllaznia e pret prej kohhesh kete lojtar i cili kuptohet qe nuk eshte ende ne formen e tij me te mire, por ne keto momente delikate te sezonit, mund “t’ia jape nje dore” skuadres se tij./SHKODRA-SPORT.COM/