Kukësi i ka dhënë një goditje të rëndë objektivit që ka për titullin kampion, duke qenë se ka pësuar një humbje në Kamëz përballë Tiranës, duke u shkëputur tashmë me 8 pikë nga Partizani i vendit të parë.

Tirana ka qenë më cinike në këtë takim, duke u mbrojtur mirë në të dyja pjesët ndërkohë që në pjesën e dytë, arriti të shënonte.

Pjesa e parë ka qenë disi e barabartë me të dyja skuadrat që kanë pasur raste të shumta për të shënuar golin e avantazhit, por pa mundur që ta gjejnë atë.

Në pjesën e dytë, Kukësi ka qenë më kërkues duke shpërdoruar raste të shumta, por Tiranës i ka mjaftuar një kundërsulm i shpejtë për t’i dhënë këtë trepikësh. /VipSport/