Pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës është luajtur një tjetër ndeshje e Kategorisë Superiore, pikërisht ajo në mes Kukësit dhe Laçit.

Për ta ndjekur këtë takim kanë qenë të pranishëm një numër shumë i vogël tifozësh të dy ekipeve, por ndër të tjera ka patur vend në këtë takim edhe për një futbollist të Vllaznisë.

Siç e shikoni edhe nga fotoja, Ndriçim Shtubina duke qenë pushim sot me ekipin e tij, nuk ka humbur rastin për ta ndjekur këtë takim nga afër.

Ai ka patur një arsye më shumë për ta bërë këtë gjë sepse ka dashur të takojë edhe disa futbollistë tek të dy ekipet. Kjo ngaqë siç dihet, Shtubina para dy sezonesh ka luajtur për gjashtë muaj tek Kukësi dhe më pas ka kaluar tek Laçi me të cilin u aktivizua për një sezon e gjysëm.
© shkodrasport.com