Grent Halili ka qenë një ndër protagonistët kryesorë të këtij fillim-sezoni me skuadrën e Tiranës. Sulmuesi i bardhebluve, ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e para ndërsa ka rezultuar vendimtar për ekipin që aktualisht ndan me Teutën vendin parë në klasifikim.

Dje ai hapi serinë e golave në suksesin 2-0 ndaj Vllaznisë, të cilin e komentoi në “SuperSport”, ndërsa tregoi edhe pritshëmrinë e tij për sezonin e përtej tij.

Ai nder te tjera ka folur edhe per rastin e diskutueshem te 11-metershit te mohuar per Vllaznine dhe po ashtu edhe per akuzat e administratoit Lici ndaj arbitrave. Sulmuesi bardheblu ka dale kunder te gjitheve duke thene se ai moment nuk ishte penallti per shkodranet.

“Nuk besoj se mund të jepet penallti pasi shtyu edhe lojtari i Shkodrës dhe nuk ishte në zonë të rrezikshme, nuk më duket si e tillë. Më vjen mirë që jepni këto raste por ne pretenduam një penallti me Teutën e do të doja të jepej edhe ajo po aq shumë, të diskutohej si sot. Edhe më vjen keq që Lici akuzoi arbitrin”.

Halili ka folur edhe për rënien nga kategoria në Shkodër para dy sezonesh. “Ajo ditë kujtohet ditë për ditë edhe pse ka kaluar shumë kohë. Po flisja pak më parë me Dolën, më tha mos harrojmë atë moment. Ky gol më ka krijuar një memorie të mirë për momentin, them se i rëndësishëm është kur të jetë në fazë të tretë a katërt kur diskutohet titulli”.