Një nga sfidat që spikat sot në Superligën shqiptare do jetë dueli mes Kukësit dhe Vllaznisë. Sfida që në vitet e fundit ka marrë edhe personifikimin si derbi i veriut pritet shumë e fortë sot në “Elbasan Arena”.

Një duel direkt për vendin e 3-të të renditjes ku si kuksianët ashtu edhe shkodranët ndodhen në kuotën e 38 pikëve. Duket se edhe trajneri Longo i Kukësit ka përgatitur edhe formacionin kundër Vllaznisë.

Kuksianët duket se do kenë ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit e humbur kundër Partizanit në shifrat 5-0. Në portë pritet Tafas. Mbrojtja do shohë si titullar Gligorov në të djathtë, me Dragoshin që shkon në stol. Dyshja e qendrës pritet të përbëhet nga Pëllumbi dhe Lulaj. Ndërsa një fanellë titullari pritet edhe për Mustën në të majtë.

Shqiprim Taipi pritet të rikthehet titullar , ku pritet ti bashkohet të vëllait, Gjelbrim Taipi e po ashtu një balotazh ka mes Hiles dhe De Lucas për të formuar treshen e mesfushës. Vasil Shkurtaj pritet të jetë sulmuesi kryesor i sfidës për Kukësin. Ku shtatlarti vlonjat pritet të ketë edhe mbështetjen e Baša dhe Feijao.

Ky pritet të jetë edhe formacioni i verlindorëve sot kundër Vllaznisë. Në një sfidë që mund të përcaktojë shumë në ecurinë e dy skuadrave në kampionat. Takimi do startojë në orën 16:45 në “Elbasan Arena”.
Endri ÇINARI