HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi shpërngulet sërish, zgjedh stadiumin për ndeshjen me Teutën

Kukësi shpërngulet sërish, zgjedh stadiumin për ndeshjen me Teutën

Kukësi dhe Teuta luajnë të shtunë në 16:45 për javën e 22 të Superligës. Ndeshja do zhvillohet në “Loro Boriçi”, me drejtuesit e Vllaznisë që kanë rënë dakord me kërkesën e verilindorëve.

Me “Kukësi Arena” që ende nuk është gati për inaugurimin prej barit, duket se edhe këtë javë Kukësi do luajë në fushë neutrale, siç ka bërë tre vitet e fundit.

Me “Air Albania” dhe “Elbasan Arena” që do përdoren në fundjavë, për verilindorët kishte mbetur vetëm stadiumi i Shkodrës.

Ende nga klubi nuk është konfirmuar zyrtarisht diçka e tillë, teksa mësohet se palët kanë gjetur akordin. Pra, sfida mes Kukësit dhe Teutës në fundjavë, pikerisht te shtunen ne ora 16.45 do të luhet në “Loro Boriçi”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments