Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të kërkuar në Serie A, kjo për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera që ka treguar me Helas Veronën.

Mbrojtësi shqiptar ndiqet prej kohësh nga Interi, Lacio dhe Napoli në Itali, por së fundmi interesime për të ka pasur edhe nga kampionate të tjera.

“L’Equipe” ka raportuar ditën e sotme se në garë për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit është futur edhe Lioni. Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi dhe kanë shfaqur interes për Kumbullën, që këtë verë pritet të largohet nga Verona për të kaluar në një klub më të madh.kumbulla

Megjithatë Lioni po shqyrton edhe opsione të tjera, teksa ndjek edhe mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral, por mbrojtësi shqiptar është i preferuari.