Kupa e Shqipërisë do të luaj sot aktin e radhës. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Elbasanin e Kategorisë së Parë.

Verdheblutë kaluan pa luajtur në turin e dytë, pasi shorti I vendosi përballë Luftëtarit që u tërhoq nga gara.

Nga ana tjetër Vllaznia kryesuese e Superligës do kërkojë të luftojë në dy fronte, andaj shkodranët janë më të favorizuar sot në shtëpi.

Trajneri Brdaric nuk kërkon surpriza, ndaj në orën 13:30 pritet në fushë një Vllazni agresive. Kujtojmë se turin e parë shkodranët mundën me goleadë (7-0) Devollin./newsport/