HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKuqeblutë kanë vetëm Atsinën me problemet. Të tjerët janë OK

Kuqeblutë kanë vetëm Atsinën me problemet. Të tjerët janë OK

Kjo javë pa ndeshje zyrtare i ka shërbyer ekipit të Vllaznisë të përgatitet ashtu si duhet për ndeshjen e rradhës me Flamurtarin. Për fat, ky takim është shtyrë edhe me 24 orë të tjera, pra nuk do të luhet të mërkurën më 11 tetor por një ditë më pas, më 12. Kjo gjë do t’i japë mundësi skuadrës që të punojë edhe më fort për të korigjuar gabimet e duhura por edhe për sjellë edhe më në formë lojtarët.

Aktualisht vetëm sulmuesi ganez Atsina nuk po stërvitet me grupin për shkak të dëmtimit që ka ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve është në dispozicion të trajnerit Cungu. Një gjë e tillë i jep mundësinë atij të bëjë zgjedhjet e duhura për ndërtimin e formacionit që do të hedhë në fushë kundër Flamurtarit pas një jave.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments