Sulmuesi uruguajan Sebastian Abreu nuk ka ndërmend të largohet nga futbolit edhe tani që është 42-vjeç. Amerikanojugori firmosi për klubin e 26-ë në karrierën e tij Audax Italiano duke vendosur një rekord të ri botëror.

Ai bëhet lojtar që ka ndërruar më shumë skuadra në karrierën e tij, më shumë se çdo koleg tjetër. (26 klube në 11 shtete të ndryshme të botës).

Abreu ka qenë titullar i Uruguajit për 16 vite (1996-2012) duke luajtur në 2 Kupa Bote dhe 3 Kupa të Amerikës. Me “Los Charruas”, ai fitoi Kupën e Amerikës në 2011 dhe arriti për herë të parë pas 40 vitesh në Botërorin e 2010 të prekte gjysmëfinalen.

Tashme duhet pare se çfare do te beje me skuadren e tij te re. Pritshmerite ndoshta nuk jane te medha per vete moshen e tij por ai po sfidon gjithçka dhe mund te habise perseri.