Komisioni i Disiplinës bëri publike sot vendimet për javën e fundit në kategoritë e futbollit shqiptar. Mbi të gjitha vendimet, ra në sy njëri prej tyre.

Trajneri asokohe i Burrelit, Samuel Nikaj u dënua me 8 ndeshje pezullim, për shkak të sjelljeve josportive ndaj zyrtarëve.

Gjithsesi, vlen të theksojmë se Nikaj u dorëheq nga pankina e ekipit të Burrelit, vetëm 2 ditë më parë.

Humbja 1-0 me Dinamon komplikoi gjërat për sigurimin e një bilete në elitë, çka bëri që “timonieri” të largohej.Edhe pse nuk Nikaj nuk është më në krye të Burrelit, Komisioni i Disiplinës e dënoi.

Vendimi:

Zyrtari i KF Burreli, Samuel Nikaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.