Xhorxhio Kielini, mbrojtësi italian i Juventusit, ka folur në prag të derbit kundër Torinos për “Football Italia”. Ai ka thënë se: “Ronaldo e ka kuptuar tashmë se dy ndeshje janë shumë të ndryshme nga të tjerat në kampionatin italian.
Ajo kundër Interit dhe derbi kundër Torinos janë shumë të rëndësishme dhe do të thonë shumë për Juventusin.” Kielini ka folur edhe për ekipin e Torinos:
“Ata janë rritur shumë nga viti në vit, kanë një fizik të fuqishëm dhe janë shumë të zotët në kundërsulme. Mazarri ka bërë një punë të mirë dhe me kualitet dhe padyshim që mund të arrijnë një vend për zonën europiane.”
Mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” ka zbuluar se cili ka qenë sulmuesi i cili e ka vënë më shumë në vështirësi brenda zonës:
“Më i rrezikshmi? Mendoj se është Mauro Ikardi. Është futbollisti më i rrezikshëm dhe më i mirë që kam markuar brenda zonës. Të shkatërron mentalisht. Ndeshjen e parë arritëm ta fitonim ne këtë sezon, fatmirësisht.”- përfundoi Kielini.