Tek Vllaznia ka lënë gjurmë me aktivizimin e tij edhe një tjetër futbollist joshkodran. Bëhet fjalë për kryeqytetas Skerdi Bejzade. Lojtari që ndryshe e thërrisnin “Arusha” për look-un e tij, ka në dy periudha me ekipin shkodran.
Fillimisht në sezonin 2002-03 dhe më pas për të dytën herë është rikthyer në Shkodër në sezonin 2006-07. Një futbollist i cili gjithmonë ka rënë në sy për temperamentin me të cilin luante në fushën e lojës.
Autor i disa golave për kuqeblutë teksa u pat shndërruar në një element të rëndësishëm për këtë skuadër. Natyrisht që të tillë lojtarë i kanë bërë për vete edhe tifozët kuqeblu të cilët e kanë përkrahur dhe mbështetur vazhdimisht.
Në Shkodër ruajnë respekt për të dhe këtë e kanë treguar edhe kur është kthyer si kundërshtar.
© shkodrasport.com