Arsene Wenger ka këshilluar patriotin e tij Zinedine Zidane që të nisë një aventurë në Angli nëse dëshiron që të jetë trajner në elitën e futbollit botëror.

Ish-trajneri i Real Madrid është pa punë që kur dha dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës me të cilën fitoi 3 Champions League radhazi. Flitet se Zidane mund të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United.

“Nëse një trajner kërkon maksimumin, duhet të punojë në Angli. Ky është i vetmi vend me 6 skuadra që mund të fitojnë kampionatin”, tha Wenger.

Ne fakt ka kohe qe perflitet si kandidati me i mundshem per te zevendesuar Mourinhon ne stolin e Manchester United megjithate deri me tani nuk ka asnje levizje konkrete ne kete drejtim.

Zidane eshte ne pritje te ndonje oferte serioze dhe ndoshta pas thenies se Wenger mund te shohe drejt Anglise per te gjetur atje ndonje skuader.