Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor.

“Los Blancos” iu falën dygolëshit të vonë të Joselut për të thyer dhe eliminuar Bayern Munich.

Sulmuesi 34-vjeçar erdhi nga stoli dhe realizoi dy gola historikë, duke zhvlerësuar eurogolin e Alphonso Davies.

Sukses i jashtëzakonshëm i Realit të Madridit. Rekordmenët e turneut më të rëndësishëm për klube me 14 suksese.

Djemtë e Carlo Ancelottit, do të luajnë finalen e 6 në 10 vitet e fundit. Pesë të parat i kanë fituar…