Në 14 javë kampionat kanë qenë 14 lojtarë që kanë mbajtur peshën e ekipit në arritjet që ai ka patur teksa është shpallur “kampion dimri”. Duke filluar nga portieri Sherri që ka luajtur në të gjitha ndeshjet, për vazhduar me Gurishtën, Gocajn, Zeqajn, Malotën, Ignat në mbrojtje ndërkohë që në mesfushë stabël në formacion kanë qenë vazhdimisht Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, ndërsa më përpara kanë qenë Junior dhe Zogaj.

Përveç tyre, një kontribut kanë dhënë edhe Marku e Bilali. Të tjerët thuajse pak ose aspak. Në këtë mënyrë nëse duhet të bëjmë një vlerësim të lojtarit më në formë të kësaj pjese të sezonit, kuptohet që duhet të bazohemi tek lojtarët e mësipërm.

Në javët e para Vllaznia është “varur” nga golat e Junior, por më pas protagonistë janë shfaqur edhe lojtarë të tjerë. Secili ka dhënë kontributin e tij.

Tifozët nuk është se i kanë ndjekur shumë nga shkallët e stadiumit por gjithsesi e kanë krijuar një ide se cili ka qenë kontributi i gjithësecilit futbollist. Ju ftojmë të jepni secili mendimin tuaj: Cili është lojtari më i mirë i Vllaznisë në gjysmën e parë të sezonit?
© shkodrasport.com