Mbërritja e Zinedine Zidane në pankinën e Juventus është një nga hipotezat që ndër vite kanë shoqëruar ambientin bardhezi dhe i kanë bërë tifozët e Zonjës së Vjetër të ëndërrojnë. Në këtë drejtim, një nxitje të re të zërave e ka shkaktuar zbulimi i një miku të ngushtë të trajnerit francez, i raportuar nga Sport1 (kanali televiziv gjerman).

“Zidane do të kthehej te Juventus edhe në këmbë – ka thënë i besuari i trajnerit për Sport 1 -. Ai do të drejtonte vetëm bardhezinjtë, kombëtaren franceze ose Bayern Munich. Ai sigurisht që nuk dëshiron të shkojë në Angli.

Zidane e sheh Bayern si Real Madrid: një institucion, një klub me një të kaluar të madhe dhe kushte të shkëlqyera pune. Dy klubet janë shumë të ngjashme në mënyrën e tyre të punës. Kjo është arsyeja pse ai kurrë nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë trajner atje”.

“Zidane punon si një trajner gjerman – vazhdon intervista – ai është i orientuar drejt objektivave të tij, i strukturuar dhe jashtëzakonisht i fiksuar pas detajeve. Nga ky këndvështrim ai do të ishte shumë i lumtur, por nëse Bayern dëshiron të nënshkruajë me të duhet t’i japë atij fuqi sportive dhe të plotësojë kërkesat e tij. Ai është shumë ambicioz dhe e vë suksesin para çdo gjëje, nuk i lë asgjë rastësisë”.