Java e 14-te e kampionatit kombetar te basketbollit te femrave ka dhuruar nje te veçante ne perfundim te ndeshjeve te tij. Kjo sepse plot 3 basketbolliste shkodrane jane perzgjedhur ne 5-shen e formacionit me te mire te kesaj jave ne baze te statistikave nga Federata.
E para si zakonisht eshte basketbollistja e Vllaznise Bernada Rreshpja, e cila njekohesisht per te disaten here ne kete kampionat eshte pjese e “Top 5” duke konfirmuar serish faktin qe eshte nder lojtaret me te mira te tij.
E dyta ne formacionin e javes eshte shkodrania qe luan per Tiranen, Klea Verri, ndersa e mbyll formacionin shkodrania tjeter Imela Mala qe luan per Partizanin. Pjese e “Top 5” per javen e 14-te jane edhe Luna Luca e Tiranes dhe Ema Fee e Partizanit.
Ne fakt, vertete tre shkodrane jane ne formacionin me te mire te javes, por vetem Rreshpja luan per Vllaznine. Deshira e te gjithe do ishte per t’i pare edhe Klea Verrin dhe Imela Malen serish me fanellen kuqeblu, por tashme ky eshte realiteti i sportit./SHKODRA-SPORT.COM/