Basketbolli shkodran ka nxjerrë nga rradhët e tij shumë emra të shquar sportistësh, trajnerësh por edhe drejtuesish. Një prej tyre që ndoshta nuk është përmendur aq sa duhet dhe nuk ka marrë vëmendjen e duhur, ka qenë Astrit Zaganjori.

Ai është një nga figurat e njohura të këtij viti në 30 vitet e fundit, fillimisht si sportist por edhe në poste të tjera. I datëlindjes 1967, me basketbollin është lidhur herët, që në moshë të re kur zgjedh të merret me këtë sport dhe në fundin e viteve ’80 kalon tek ekipi i parë.

Aty ku është pjestar i sukseseve të Vllaznisë në shpalljet e saj kampion në sezonet 1989-90, 1992-93, 1996-97, 1997-98 dhe 1999-2000. Në karrierën e tij sportive ka rënë në sy për lojën e tij. Ka luajtur në pozicionin e lojtarit qendër dhe me shtatëlartësinë e tij ka bërë paraqitje shumë të mira në rradhët e Vllaznisë, aq sa ka fituar edhe vëmendjen e stafit të ekipeve kombëtare duke qenë pjestar edhe i tyre.

Por Zaganjori ka dhënë kontributin e tij si zëvendëstrajner e njekohesisht edhe inspektor i lojërave me dorë pranë Sportklub Vllaznia edhe në titujt kampion të kuqenluve në sezonet 2013-14, 2014-15 dhe 2015-16. Mbetet një figurë e respektuar dhe e nderuar në gjithë ambjentin sportiv dhe një nga figurat emblematike të Vllaznisë në basketboll. Nje personazh qe ka bere dhe vazhdon te beje shume per ngjyrat kuqeblu, per Vllaznine e per Shkodren.
© shkodrasport.com