Laçi do të përballet ditën e nesërme me Petrocub, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Të besuarit e Shpëtim Duros do të tentojnë që në “Elbasan Arena” të bëjnë të mundur edhe kalimin në turin tjetër, me sfidën e parë mes dy ekipeve që ka përfunduar në shifrat 0-0, ku kurbinasit luajtën më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Spahiut.

Për të motivuar dyfish futbollistët ka menduar presidenca. Mësohet se është vënë në dispozicion një premio prej 40 mijë eurosh në rast fitoreje dhe kualifikimi ndaj moldavëve të Petrocub.

Në letër, bardhezinjtë janë favoritë. Por, verdiktin përfundimtar do ta japë nesër fusha e blertë në orën 20:00.